Kosova del me propozim në Bruksel për themelimin e Asociacionit në Luginë të Preshevës
Kosova dhe Serbia janë larg arritjes së një marrëveshje për targat dhe fillimin e themelimit të Asociacionit ashtu siç kanë kërkuar deri më tani ndërmjetësuesit e BE-së dhe partnerët amerikan.
Edhe takimi i të martës në Bruksel, ndërmjet delegacioneve kosovaro-serbe nuk ka prodhuar rezultate. Përkundrazi, sipas burimeve, janë prezantuar ide të reja nga palët.
Gazeta 10 nga burime ndërkombëtare ka mësuar se “për temat e ngritura në Bruksel rreth kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës, anulimin e vendimit për targat dhe Asociacionin – nuk ka pasur pajtim”.
Po sipas burimit, “të dyja palët nuk kanë shfaqur gatishmëri për asgjë dhe duket që pajtimi është shumë larg”.
Po ashtu, siç mëson Gazeta 10, “pala kosovare ka shtruar para ndërmjetësve evropian edhe një propozim të ri, si ekuivalente të krjimit të Asociacionit në Kosovë. Bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare edhe në Luginë të Preshevës”.
Edhe zyrtarisht, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi paraditen e të mërkurës ka konfirmuar në Prishtinë se nuk ka kurrfarë marrëveshje në Bruksel, megjithëse janë diskutuar disa ide e propozime.
Më shumë storie
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...

Average Rating