Perandori apo Demokraci
Tomasz Kamusella
Universiteti i St Andreas
Kreu: Demokracia dhe imperializmi janё pёrjashtuese njёra me tjetrёn. Nuk ka pasё perandori demokratike apo qё mund tё bёhet demokratike.
Nuk ishte e tillё Perandoria Britanike, po ashtu Republika Imperialiste Popullore e Kinёs , nuk do jetё demokratike as Rusia perandorake, edhe sikur ajo tё ketё nё krye njё demokrat tё deklaruar.
Parakushti i domosdoshёm i demokratizimit nё njё perandori ёshtё dekolonizimi. Metropoli duhet tё heqё dorё qartёsisht nga perandoria duke u kthyer lirinё dhe pavarёsinё kolonive nёn sundim.
Demokratёt europianё po vajtojnё njё Rusi imperialiste?
Nё shkurt 2024, vdekja (apo vrasja pa ligj) e udhёheqёsit rus tё opoziёts Aleksej Navalni, solli valё shokuese nё mbarё botёn demokratike. Do kish qenё njё ҫёshtje pa bujё, si nё rastin e laureatit kinez pёr Ҫmimin Nobel pёr paqe Liu Xiaobo. Pekini e arrestoi atё me akuza mashtruese nё 2008 duke e lёnё pa kujdes mjeksor, qё shpuri nё vdekjen e parakoёhshme tё tij nё 2017. Autoritetet kineze nuk donin ta bёnin Liu Xiaobo-n dёshmor tё demokracisё. Prandaj, ai u dogj dhe hiri i tij u shpёrnda nё det. Mungesa e varrit bёn qё tё mos ketё peligrinazh pёr tё. Mungesa e studiuar e varrit nga autoritetet siguroi njё rёnie tё pёrkujtimit dhe vlerёsimit tё kёtij aktivisti. Nё 2008, Liu Xiaobo guxoi tё jetё bashkёautor i Kartёs 08, si ka qenё Karta 77 e disidentёve ҫekosllovakё (nё 1977). Karta 08 u zbulua nё 60-vjetorin e Deklaratёs Universale pёr Tё Drejtat e Njeriut. Totalitarizmi kinez injoron demokarcinё, vlearr liberale dhe tё drejtat e njeriut.
Pёrse Kremlini nuk e ndoqi procedurёn tipike tё heshtjes, qё zbatojnё regjimet totalitare pas u shuajt njё tjetёr opozitar popullor me aspirate politike?
Sё pari, preokupimi i pritshёm i Perёndimit pёr vuajtjet e Navalnit, vdekjen dhe funeralin ndihmoi nё paralajmёrimin e asaj ҫfarё do ndodhte me opinionin publik botёror nё pёrvjetorin e dytё tё agresionit tё paprovokuar rus nё Ukrainё .
Pёr gёzimin e Moskёs, i njёjti qёllim ka shёrbyer pёr organizatёn terroriste Hamas qё sulmoi Izraelin nё tetor 2023, qё u pasua nga ndёrhyrja e Izraelit nё Gaza. Kremlini menjёherё shtroi qilimin e kuq pёr prijёsit e Hamasit nё Moskё. Mbi tё gjitha, Perёndimi dёshtoi nё pёrpjekjet e tij pёr tё dёrguar ndihma ёn Ukrainё. Kievi nuk kish rrugё tjetёr vetёm tё tёrhiqej nga Avdiivka qё, pas shumё muajsh betejash tё gjata, ra nё duart e rusёve. Propaganda e Moskёs e ngre lart fitoren si njё provё qё Rusia po e fiton luftёn. Ky pёrfundim zyrtar ndihmoi nё ligjёrimin nё mars 2024 tё zgjedhjes sё zotit Putin si president i pёrjetshёm i vendit. Nё tё vёrtetё kjo nuk ishte gjё tjetёr veҫse njё ricaktim ritual nё fronin e Kremlinit.
Megjithatё, shumё vetё nё Perёndim bien nё dredhinё e Kremlinit dhe e shohin vdekjen e Navalnit si “njё rast i humbur” pёr Rusinё demokratike nё tё ardhmen. Nё pёrpjekjet e parreshtura kundёr korrupsionit dhe kleptokracisё sunduese nё vend, Navalni mbeti njё nacionalist rus i papenduar dhe imperialist. Pikёpamjet opozitare kanё qenё nё thelb kundёr Ukrainёs. Nё programin e tij politik, Navalni kurrё nuk e ngriti apo aludoi qё Federata Ruse ёshtё njё perandori. Sepse dekolonizimi pёrbёn hapin e parё tё domosdoshёm drejt demokracisё nё Rusi.
Demokracia dhe Perandoria janё pёrjashtuese njёra me tjetrёn
Ҫfarё mund tё mёsojmё (nё se ka diҫka) nga historia e demokracisё dhe e perandorive?
Nё Europё Britania, apo metropoli i Perandorisё Britanike, ka qenё njё adoptees i hershёm i demokracisё si sistem qeverisje tё vendit. Varёsisht nga pёrkufizimet e ndryshme tё demokracisё, Britania u bё demokratike diku midis vitit 1688 dhe 1928. Data e parё shёnon futjen e monarkisё konstitucionale, ndёrsa e dyta kur gratё u barazuan me burrat nё tё deejtёn e votimit.
Ajo qё autorёt, duke lavdёruar traditёn e gjatё tё demokracisё sё vendosur britanike, harrojnё ёshtё fakti qё tёrё kohёn Perandoria Britanike ka qenё jo demokratike. Taksimi pa pёrfaqёsim mbeti njё normё perandorake. Nё shekullin 18 kjo parrullё shkaktoi Revolucionin Amerikan, duke i prirё shpalljes sё pavarёsisё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs nё 1776. Britania humbi shumicёn e zotёrimeve tё saja nё Amerikёn e Veriut, ose “’perandorinё e parё” tё saj.
Pasi ndёrtoi njё perandori tjetёr, me qendrёn e gravitetit nё Azinё Jugore, Londra u kujdes tё mos e pёrsёriste historinё.
Për të pakёsuar pakënaqësinë që gjeneron revolucionin, midis viteve 1867 dhe 1922, Britania u dha vetëqeverisje kolonive të kolonëve (‘të bardhë’) në Australi, Kanada dhe Zelandën e Re, dhe gjithashtu Irlandёs sё mbetur, jo etnikisht britanike. Ky i ashtuquajtur “status dominion” u plotёsua me sistemin demokratik (“Westminster”) tё qeverisjes.
Nga ana tjetёr, kjo zgjidhje ndihmoi gjithaashtu nё mbetjen e vendeve tё pёrmendura brenda perandorisё edhe kur ato nuk donin, si nё rastin e Irlandёs dhe Afrikёs sё Jugut. Nё luftёn anglo-boere (1899-1902) pёr herё tё parё nё histori, perandoria britanike futi kampet e pёrqendrimit nё shkallё masive me qёlimin tё shtypё afrikanёt e mbetur (boerёt). Kjo nuk ishte njё mёnyrё shumё demokratike pёr tё zgjidhur mosmarrёveshjet ndёrkombёtare.
Londra ofroi statusin e dominionit pёrjashtimisht pёr kolonitё “e bardha”, qoftё kjo Iralnda nё Europё ose territore tё tilla tё largёta si Kanadaja apo Australia. Nё kёtё tё fundit Britania dhe tё vendosurit europianё nё fillim e pakёsuan deri nё tё dhjetёn popullsinё indigjene dhe mandej i zёvёndёsuan ata me miliona tё ardhur tё rinj nga Europa. Vetёm nё Zelandёn e Re pati njё formё kooptimi nё qeverisje shkallё shkallё duke e shtrirё pёr indigjenёt Maorё. Ndёrkohё, nёn statusin e dominionit Afrika e Jugut mbeti njё vend jo demokratik me tёrё pushtetin e pёrqendruar nё duart e pakicёs sё bardhё, tё pёrbёrё nga britanikёt dhe Afrikanasit. Shumica e popullsisё- dmth grupet indigjene etnike jo tё bardha- mbetёn pa tё drejta deri nё 1994.
Mё nё fund, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, Londra e pranoi pamundёsinё politike dhe ekonomike pёr njё Britani demokratike qё lejonte perandoria jo demokratike “e saj”. Nё vitin 1947, u shkёput India Britanike, duke formuar shtetet e pavaruar tё Indisё dhe Pakistanit. Vitin qё pasoi, nё cepin jugor tё nёnkontinentit indian, Cejlon (Sri Lanka), u formua njё shtet i ri i pavarur, po ashtu Birmania (Myamari) nё lindje
Nё vitin 1949, Irlanda autonome, mё nё fund u nda nga Londra. Nё fillim tё 1950, nё pjesёn mё tё madhe tё saj perandoria mbaroi. Nga ana tjetёr, aty ku Londra nuk ia doli me armёt e veta, gjërat u bënë të shëmtuara, si rrjeti i kampeve të përqendrimit të stilit nazist pёr tё shtypur kryengritjen MAU Mau (1952-1960) nё Kenia. Kёto ngjarje tё pёrgjakshme shpunё njёkohёsisht nё pavarёsinё e vendit nё 1963. Nё shumicёn e rasteve, Londra dhe kolonitё ranё nё ujdi pёr njё afat tё pёrshtatshёm dhe procedurat e dhёnies sё pavarёsisё. Pёr ata qё mbetёn disi nostalgjikё pёr perandorinё e dikurshme njё organizatё de facto ndёrkombёtare e Komunuelltit Britanik tё Kombeve u krijua nё 1949. Veprimet e tij rrallё shtrihen pёrtej shkёmbimeve kulturore dhe organizimit tё vizitave tё bujshme tё mbretёrve britanikё, si njё bonus pёr shtypin e median.
Ndryshe nga Britania, gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore, metropoli francez u gjend nёn pushtimin gjerman. Mё pas shumica e kolonive franceze kёrkonin njё pavarёsi me konsensus sikurse ajo e ofruar nga Britania. Por Parisi kishte ide tё tjera, tё pёrqendruara nё termin e madhёshtisё pёr riafrmimin e Francёs si Fuqi e Madhe nё botёn e pas luftёs. Nё fillim, nё kornizёn programore, elita sunduese franceze kёrkonte tё rivendoste Perandorinё Franceze. Nё 1946 ajo u kthye nёn termin pak kёrcёnues tё Bashkimit Francez. Vendet e kolonizuara nuk e pёlqenin kёtё term qё rimorёn tё zotёt kolonialistё francezё. Prandaj nisёn njё sёrё luftrash anti-kolonialiste, Franca pёrdori metodёn e shtypjes tё kёtyre lёvizjeve anti-kolonialiste pёr tё riafirmuar mbizotёrimin e saj ndaj tyre, qё gati kishin fituar statusin e pavarёsisё gjatё luftёs. Lufta mё e madhe imperialiste e Francёs shpёrtheu nё Indokinё. Ky konflikt i pёrgjakshёm vijoi deri ёn 1954, kur Parisi mё nё fund pranoi pavarёsinё e Kamboxhias, Laosit dhe Vijetnamit.
Si rrjedhojё, Franca e kufizoi ambicien e saj te Afrika dhe zotёrimet koloniale ishullore. Lufta nё Algjeri (1954-1962) nisi menjёherё pasi u zgjidh ҫёshtja e Indokinёs. Kjo tregoi se metropoli francez po ndjente nevojёn e dekolonizimit. Nё fakt, qё nga viti 1848 Algjeria kish qenё njё pjesё tёrёsore e tёrritorit tё Francёs, jo koloni. Algjeria figuronte si njё pjesё e detyrueshme nё hartёn e Francёs njёlloj si Korsika, si nё shkolla ashtu edhe nё zyrat shtetёrore. Pas 1956, ky rajon administrativ “i rregullt” i stili kolonial tё Francёs gjeti vend edhe nё hartat e hershme tё Komunitetit Europian, paraardhёsit tё Bashkimit Europian.
Nё kuptimin konstitucional ,Algjeria franceze ishte pjesё e Francёs, Por nё mёnyrё paradoksale, shumica e banorёve indigjenё tё Algjerisё franceze nuk e gёzonin qytetarinё franceze. Pabarazia nё statusin ligjor ndёrmjet qytetarёve tё metropolit nё fuqi dhe tё kolonizuarve qe njёra nga shenjat dalluese tё perandorisё dhe imperializmit. Vetёm njё e dhjeta e banorёve tё kёtij rajoni afrikano-verior tё Francёs gёzonin qytetarinё franceze. Mbi tё gjitha, nё shumicёn e tyre kolonialistёt francezё ishin francezё etnikё (ose tё bardhё) dhe praktikonin ose katolicizmin ose judaizmin. Kjo ndarje etno-fetare e thelloi ҫarjem ligjore ekzistuese midis të ashtuquajturave ‘këmbët e zeza të Evropës’ në tokën afrikane dhe shumicës myslimane të përjashtuar arabo-folëse.
Kjo pabarazi shpuri nё luftёn brutale nё Algjeri. Konflikti madje e rrёnoi demokracinё franceze, qё i duhej tё bёhej nga e para. Nё 1958, u shpall Republika e Pestё Franceze bashkё me njё Kushtetutё tё re. Katёr vite mё pas, nё 1962, Parisi hoqi dorё nga mosnjohja e pavarёsisё sё Algjerisё. Patriotёt francezё (lexo: imperialistёt e papenduar) e qanё humbjen ndёrsa patriotёt algjerianw (lexo : tё kolonizuarit) e festuan dёbimin e rezidentёve kolonialistё dhe imperialistё tё pёrtej detit, qё i ishin imponuar Algjerisё mё shumё se njё shekull mё parё nёn pretekstin se Departamenti i Algjerit (Algjerisё) nuk ndryshonte nga Departamenti i Haute-Loire.
Ngajshёm me rastin francez, gjatё luftёs, Hollanda vuajti nёn pushtimin gjerman. Mё pas duke ndjekur shembullin e Francёs, Haga e kundёrshtoi pranimin e pavarёsisё sё Indonezisё qё e kish fituar kёtё ndёn pushtimin japonez tё kohёs sё luftёs. Qeveria hollandeze u pёrpoq ta ripushtojё Hollandёn indiane, ndonёse nё territor ajo ishte 46 herё mё e madhe se Hollanda vetё dhe shtatё herё pёr nga numri i banorёve. Nisi njё luftё tjetёr imperialiste shkretimtare. Shtetet e Bashkuara qё pompuan para me planin Marshall pёr rindёrtimin e Europёs nuk e pёlqenin qeverinё hollandeze, qё i pёrdote kёto fonde pёr luftёn pёr rikolonizimin e Azisё Juglindore. Mё nё fund, qeveria hollandeze u desh tё pranonte qё nuk e pёrballonte dot ideologjikisht dhe ekonomikisht pozitёn e saj imperialiste nё Indonezi. Nё 1949, Hollanda e njohu pavarёsinё indoneziane. Lufta mbaroi dhe trupat ndёrhyrёse hollandeze u tёrhoqёn nё metropolin nё Europё.
Nëse nuk kufizohemi vetёm me metropolet evropiane, por cilësia dhe gjendja e demokracisë vlerësohet në Britaninë ende koloniale, Francën apo Holandën, pёrfshirё perandoritё e tyre, atёhere pёrfundimi ёshtё i qartё. Shumica e tri popullsive tё perandorive nuk kanё jetuar nёn sundimin demokratik. Ata pak “demokratё” tё fuqizuar dhe njёkohёsisht imperialistё tё bindur banonin nё metropolet e largёta nga vendi i tyre. Nga siguria dhe konforti qё u ishte dhёnё atyre nё kёtё largёsi gjeografike dhe dasi social-politike, tё bindur pёr epёrsinё e tyre qytetare dhe morale, zotёrit europianё gёzonin demokraci “brenda shtёpisё” dhe sundonin arbitrarisht (imperare nё latinisht) mbi shumicёn e tё kolonizuarve (“vendasve”) pёrtej detit.
Sipas mendimit imperialist, tё pёrhapur gjёrёsisht deri nё shekullin 20, tё kolonizuarit “kishin nevojё” pёr mbrojtje dhe udhёheqje qё zotёrit e bardhё njerёzisht dhe gatshёm e shtrinin, sepse “vendasit” nuk qenё pjekur mjaftueshёm pёr qytetarёsi. Pёr tё arritur nivelin e pёrshkruar tё zhvillimit tё kolonizuarit duhej tё pёrmirёsoheshin duke punuar me zell dhe duke ndjekur shembullin dhe urdhёrat e kolonizatorёve europianё.
Lёvizjet antikolonialiste e quanin kёtё rregullim tё pabarabartё “shfrytёzim”.
Imperialistёt preferonin t’i referoehshin kёsaj si mission qytetёrues i Perёndimit. “Vendasit” aspirues duhet “ta zhvillonin” veten (ta pёrmirёsonin), deri sa ata tё bёheshin tё denjё pёr statusin e évolué (njё njeriut tё zhvilluar). Mbi kёtё bazё, disa tё zgjedhur mund ta fitonin carte d’immatriculation (certifikatёn e pjekurisё politike dhe qytetare) qё u jep atyre (teorikisht) barazi tё plotё ligjore me zotёrinjtё e bardhё. Nё vitin 1957, nё Kongon Belge me popullsi 13 milionё, nga 50000 tё zhvilluar vetёm 1557 ishin bartёs tё kёsaj certifikate.
Iberia autoritare: Midis perandorisё dhe demokracisё (Portugalia dhe Spanja)
Pas Luftёs sё Dytё Botёrore, karakteri jo demokratik i perandorive tё tyre shtronte njё dilemё serioze ideologjike dhe ekonomike pёr kёta metropole qё krenoheshin si demokraci tё pёrparuara nё Europёn Perёndimore. JNuk pati shumё grindje pёr autokracitё e vendosura tё Europёs Perёndimore. As Madridi as Portugalia nuk u lidhёn me nyje retorike dhe ligjore për këtë çështje. Elitat sunduese tё Spanjёs frankiste dhe ato portugeze tё Antonio sё Oliviera Salazarit nuk kishin kohё tё shpenzonin pёr kёto pёrpjekje tё pafrut qё rrethonin demokracinё metropolitane me autoritarizmin perandorak. Nga pikepamja ideologjike dhe e qeverisjes, qё tё dy metropolet iberike ishin homogjenisht autoritare ashtu sikurse perandoritё e tyre tё pёrtej detit. Nё fillim tё viteve 1970, mbetjet e perandorisё sё dikurshme mbarёdetare tё Spanjёs u kufizuan nё fakt me Saharanё spanjolle (sot Saharaja spanjolle ndёn pushtimin maroken). Ndonёse duke pёrbёrё dy tё tretat e territorit tё Spanjёs popullsia e kolonisё ёshtё (rreth 70000) ёshtё neglizhuar nga perspektiva e Madridit.
Portugalia ka qenё njё nga vendet mё tё varfёra europiane tё pasluftёs me njё potencial demografik tё vogёl, sepse popullsia e saj prej 9 milionёsh nё 1963 kish nisur tё tkurret vazhdimisht deri nё fundin e diktaturёs nё 1974, Nё vitin 1960, Prodhimi i Pёrgjithshёm Bruto pёr frymё ishte 1985 dollarё, ai u rrit ngadalё deri nё 5000 dollarё, nёjzetё vjet mё pas, tashmё ndёn demokraci qё dha frutet e saja.
Pёr krahasim, Spanja u paraqit shumё mё mirё, i njёjti tregues ekonomik ishte nё 1960 rreth 3100 dollarё dhe kёrceu nё 7400 nё 1980. Spanja u zhvillua mё shpejt, falё turizmit dhe vendimit tё Madridit mo tё zotohet nё luftёra imperialiste tё kushtueshme pasi i dha pavarёsinё Guinesё Ekuatoriale nё 1968.
Pёrndryshe, Portugalia autokratike u kap fort me perandorinё e vet, sikur donte ta rishpikte kёtё vend.
Tashmë, jo e rënduar nga shkatërrimi apo shpenzimet ushtarake të shkaktuara nga dy luftërat botërore, Lisbona ndërmori propagandë pro-perandorake. Shenja dallues e esaj ka qenё harta e rishtypur shpesh, e titulluar Portugal não é um pais pequeno (Portugalia nuk ёshtё njё vend i vogёl). Kjo hartё fuste Portugalinё bashkё me zotёrimet koloniale. sikurse ishin nё hartёn e Europёs sё viteve 1930. Nё kёtё emёrtim njё Portugali perandorake e zmadhuar shtrihej nga Lisbona nё perёndim deri tё kufiri polako-sovjetik nё lindje dhe nga Suedia jugore deri nё Greqinё veriore. Harta doli me rastin e kushtetutёs sё vitit 1933 qё e pёrkufizonte Portugalinё rishtazi si estado-nação unitário (Njё shstet kombёtar unitar) qё pёrbёhej nga Portugalia dhe “provincat e saj tё pёrtej detit” (provincial ultramarine) qё janё zhdukur nga diskursi public. E ardhmja i takonte shtetit kombёtar trikontinental (plurikontinental) tё Portugalisё.
Pas Depresionit tё Madh) pamja ekonomike e Europёs ishte e zymtё. Pёr ta pёrmirёsuar situatёn Lisbona inkurajoi emigracionin nё provincat e pёrtej detit mё qёllim qё tё shpёtonte nga papunёsia dhe pёr ta ruajtur karakterin unitar tё Portugalisё plurikontinentale, njё realitet social-ekonomik nё vend. Nё 1960 prodhimi i Pёrgjithshёm Bruto i Angolёs pёr frymё ishte sa gjysma e atij tё Portugalsiё, ndёrsa nё Mozambik ishte sa dy tё tretat e indikatorit tё vendit amё. Ajo qё nuk treguan statistikat ishte shpёrndarja shumё e lartё e pabarabartё e tё mirave material nё kolonitё. Rezidentёt e bardhё (kolonizatorёt) nga Portugalia zotёronin shumicёn. Nё 1960 duke qenё 170000 rezidentёt e bardhё portugezё pёrbёnin 3 pёrqind tё Popullsisё sё Angolёs. Ata gёzonin njё stil jetese parajsore tё fermave krahasuar me atё tё Afrikёs sё Jugur nё apartheid pёr tё bardhёt ose e njohur si Jugu i SHBA gjatё skllavёrisё. Kryeqyteti i provincёs Luanda ishte njё qytet mё i pasur dhe mё kosmopolit se vetё Lisbona.
Ajo qё u duk si parajsё koloniale erdhi shpejt duke u prishur. Ndёrmjet 1961 dhe 1974 Lisbona u detyrua tё bёjё shumё luftёra imperialiste brutale nё Angola, Mozambik ose nё Guinenё Portugeze (sot, Guinea Bissau) pёr tё parandaluar dekolonizimin e pashmangёshёm nё rritje. Regjimi autokratik dёshpiёrimisht donte tё mbante ende gjallё Portugalinё tre kontinentale. Nё fakt pati shumё dёme njerёzore, ekonomike dhe politike. Nё 1974 Revolucioni Carnation e pёrmbysi sistemin totalitar, duke njoftuar ngritjen e demokracisё nё Portugali. Pёr udhёheqёsit dhe elitёn, ishte e qartё se ajo demokraci do ishte nё kundёrshtim nё terma nё se plotёsohej vetёm nё ‘provinёcёn europiane’ e Portugalisё shumёqendrash. U bё e qartё se ёndёrra e demokracisё mund tё realizohej nё Portugali, para sё gjithash, nё se kolonive qё mbeteshin (provincat e pёrtej detit) u jepej pavarёsia.
Perandoritё janё nё mёnyrё tё qёnёsishme tё pabarabarta nё kuptimin kushtetues, ekonomik, politik dhe social. Prandaj njё demokraci pёr t’u vendosur nё njё perandori ёshtё e pamundur. Duke vёzhguar dilemёn e Portugalisё, spanjollёt nxorёn shpejt njё mёsim. Nё 1975 diktatori i vendit Francisco Franco vdiq. Elita sunduese e dinte qё shumica e spanjollёve e donin demokracinё, si e kishte Europa Perёndimore dhe turistёt amerikanё, qё kishin vёrshuar nё plazhet e Spanjёs qё nga viti 1950. Elita vendosi tё shkojё mё rrymёn e vullnetit tё popullit. Madridi nuk bёri asgjё pёr ta parandaluar marrjen nga Maroku tё Saharёs Spanjolle. Lёvizja e Rabatit i kurseu qeverisё njё dhimbje koke pёr vendimin se si tё vepronte me kthimin e pavarёsisё pёr koloninё e saj tё fundit. Mbetjet e perandorisё u zhdukёn, Spanja u bё gati tё ndёrtojё njё demokraci tё suksesёshme.
Rusia: Demokraci apo perandori?
Kёta portugezё qё i besonin konceptit tё Salazarit pёr Portugalinё unitare trekontinentale humbёn shumё veҫanёrisht nё se u vendosёn pёr njё jetё mё tё mirё nё provincat e largёta tё pёrtej detit. Bashkaatdhёtarёt e tyre europianё me demokracinё dhe mundёsitё e papara qё ajo solli, nuk u interesuan pёr rezidentёt portugezё qё ishin nё shtetet e pavarura ish koloniale. Kёta shtete paskoloniale nuk i donin pranё mё kolonizatorёt. Kёshtu gjysmё milioni kolonizatorёsh erdhёn si refugjatё nё atdheun mёmё. Kur mbёrritёn ata u shokuan duke parё se sa tё varfёr dhe provinciale ishin Portugalia dhe Lisbona nё krahasim me Luandёn koloniale.
Çuditërisht, kur u goditën rëndë me masat shtrënguese të shkaktuara nga kriza financiare e vitit 2008, pasardhësit e këtyre të kthyerve zgjodhën të ktheheshin në Angolën e pasur me naftë në lulëzim.
Bizneset portugeze morёn një pjesë të byrekut ekonomik. Në një kthesë të papritur të historisë, manjatët angolas dolën të ishin shpëtimtarë financiarë të ish-metropolit, tani të pakësuar në shtat dhe të lidhur me para.
Nё terma socio-ekonomike perandoria dy kontinentale sovjetike ishte shumё e ngjashme me atё portugeze. Shumё nga “provincat e pёrtejvendit” tё Moskёs qoftё Azerbajxhani, Estonia, Kazakistani apo Ukraina ishin mё tё pasura nё prodhime konsumi dhe me pajisje shtёpijake hoteliere se sa metropoli perandorak moskovit, qё shtrihej nga Moska nё Leningrad (Shёn Petersburg). Nё sytё e shumё qytetarёve sovjetikё (kryesisht rusё etnikё, ose zotёrit perandorakё kolonialistё) madje edhe nё kryeqytetin e komunizmit botёror e humbёn garёn me qytetet “vёrtet europiane” si Lvovi, Riga apo Vilniusi. Ky i fundit vjen bashkё me qytetet e vjetra te ruajtura me pёrpikmёri qё mburrin arkitekturёn mesjetare, rilindase dhe baroke, qё mungon kaq shumё nё Moskё.
Pёrse demokracia nuk i pёrmbysi gjёrat nё Rusinё pas sovjetike, me gjithё pёrpjekjet e mёdha nё kёtё drejtim, pas vitit tёshpёrbёrjes nё 1991tё Bashkimit Sovjetik?
Presidenti Boris Jelcin i la të shkojnë kolonitë e Rusisë të njohura nën emërtimin eufemist të ‘republikave të Bashkimit Socialist Sovjetik’. Megjithatë, pavarësisht nga kjo periudhë e papritur dekolonizimi, elita sunduese ruse mbeti pa pushim perandorake në mendjen e saj pёrfshi edhe demokartёt e bindur. Ata e panё kёtё dekolonizim si tё paplanifikuar, (tё 1991), si prapambetje tё pёrkoёhshme (ose madje taktike). Nuk kishte rёndёsi qё bota do ta parandalonte rikthimin e Perandorisё Ruse, sikurse qe pikёrisht njё Rusi trikontinentale, pёrfshi Alaskёn. Sё dyti, qё nё 1993 Jelcini e zhbёri demokracinё kur urdhёroi bombardimin e ndёrtesёs sё Dumas Ruse (Parlamentit), qё s’iu bind vullnetit tё presidentit. Sё treti, shpёrbёrja nё 1991 e Bashkimit Sovjetik ishte njё gjysёm dekolonizimi. Njё vёshtrim i shpejte i hartёs sqaon qё shumё nga 21 republikat autonome kombёtare mbetёn nё Rusinё e sotme, duke pёrbёrё njё tё tretёn e territorit tё vendit dhe njё tё pestёn e banorёve.
Me dy luftёrat imperialiste me karakter gjenocidal (1991-1994, 1999-2000), Moska shtypi lёvizjem antikolonialiste tё ҫeҫenёve pёr njё Ishkeri tё pavarur. Nuk u lejua asnjё dekolonizim i mirёfilltё i Federatёs neoimperialiste Ruse. Shembulli i pёrgjakshёm e bёri Tataristanin tё mendojё mё mirё pёr rrugёn e vet drejt pavarёsisё. Kremlini nuk do ta bёnte atё edhe po tё humbёte kryeqytetin tatar Kazan. Kolonitё e rezidentёve rusё etnikё nё Azi pranuan dhe shkallёzuan thirrjet e tyre pёr autonomi.
Prandaj sa kohё ёshtё Putini nё fronin e Kremlinit dhe ҫfarёdo sistemi politik qeverisjeje tё adoptohet pёr mishёrimin e njё “Rusie tё re”, njё gjё ёshtё e sigurt. Nuk do ketё demokraci nё kёtё vend pa e bёrё Rusia dekolonizimin e plotё, sikurse Portugalia nё 1974 ose Spanja nё 1975, Pa hequr dorё nga kolonitё e rezidentёve etnikisht jo rusё dhe kolonizatorё (rusё “tё bardhё) demokracia do mbetet njё ёndёrr iluzive pёr rusёt. Edhe sikur njё prijёs karizmatik premton njё sistem demokratik qeverisjeje pёr Rusinё dhe banorёt e vendit e pёrqafojnё me entuziazёm projektin. Nё fakt pabarazitё e thella nё statusin ligjor dhe mundёsitё qё janё tё pranishme nё perandoritё do parandalojnё shpejt kёtё pёrpjekje tjetёr pёr demokraci nё Rusi pa dekolonizimin. Nё shpartallimin qё do pasojё pashmangёsisht, imperialistёt rusё do të merrnin shpejt epërsinë, duke shuar çdo shpresë për demokratizim.
Ashtu sikurse shpura qeverisёse e Jelcinit bёri pas 1993, duke caktuar nё 1999 njё pasues tё pabindur imperialist sikurse ёshtё Putini.
Formalisht tё gjithё banorёt e Rusisё gёzojnё qytetari tё njёjtё tё barabartё. Por sipas normёs sё Orwellit nё perandoritё, disa janё mё tё barabartё se tё tjerёt.
Nё luftёn qё po vazhdon Rusia kundёr Ukrainёs, po vdesin relativisht mё shumё bashkirё se sa rusё etnikё tё Moskёs. Nuk mund tё ndёrtohet asnjё demokraci mbi themelet qё nё realitet rrinё gati pёr ringjalljen e perandorisё ose pёr mbajtjen e perandorisё ekzistuese nёn maskёn e njё emёrtimi tё ndryshёm.
Kjo e fundit, psh ёshtё rasti i Kinёs Komuniste. Sikur demokratët të mbizotëronin në sheshin Tiananmen në vitin 1989, asnjë Kinë demokratike nuk do të kishte dalë, po të mos kishte liruar (lejuar dekolonizimin) Mongolinё e Brendshme, Tibetin apo atdheun e Uyghurёve, Altishahr (Xinjiang).
Nuk mund tё qendrojnё nё tё njёjtёn lёvozhgё demokracia dhe imperializmi,
Mars 2024
Pёrktheu Bardhyl Selimi, 8 mars 2024
Average Rating